Albi Biçaku, 27 vjeçari që plagosi mbrëmjen e djeshme Shpëtim Skurën në një lokal në Librazhd, ende nuk është arrestuar nga Policia. Megjithatë, në pranga ka rënë vëllai i tij, pasi në lokalin e përbashkët që kishin, është gjetur një pistoletë, municion luftarak dhe një sasi tritoli.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se rreth orës 18:00, shtetasi Renard Biçaku (vëllai i shtetasit Albi Biçaku” është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. H.
Më pas, 27 vjeçari ka shkuar në lokalin ku po qëndronte shtetasi R. H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë shtetasi Shpëtim Skura, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.