E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë të një prej formateve fenomen në vendin tonë “Big Brother VIP”. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.
Pas përfundimit të edicionit të dytë të BBV po mbahen edhe 2 “Post Big Brother” për të diskutuar në lidhje me ngjarjet më kryesore dhe diskutime të ndryshme të këtij rrugëtimi dhe me përjetimet e banorëve. Gjatë “Post Big Brother”-it të parë që u mbajt mbrëmjen e së shtunës, të shumta ishin përplasjet mes banorëve dhe opinionistëve. Teksa po diskutonin moderatorja Arbana Osmani bëri një deklaratë për Balina Bodinakun, ish-opinioniste e këtij reality show gjatë edicionit të parë të këtij spektakli. Ndërsa po i tregonte Arbër Hajdarit dhe Zhaklina Lekatarit se do e kishin më të lehtë punën nëse nuk do i qëndronin besnik deri në fund mendimeve të tyre dhe do i dilnin krah Luizit, Arbana shtoi: “Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.
Po a mund të afeksionohesh me një personazh kur je në pozicionin e opinionistit? Vetë Balina u shpreh:
Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë live por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV.
A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht. Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objetiviteti. Kur ti mban një opinion realisht nuk ndahesh dot nga ajo që ti je nga parimet, nga vlerat, nga ato që ti beson nga mënyra se si e sheh botën, nga ndjeshmëria jote, nga qasja që ke për fenomenet e ndryshme kështu që nuk e filtron dot opinionin tënd nga ajo që ti je. Në këtë kuptim opinioni i gjithkujt është subjektiv nuk ka një opinion objektiv dhe të gjithë shprehin atë që janë. Unë nuk e kuptoj fjalën fanse në këtë rast. Nuk ka sens.
Pse nuk ishte pjesë e edicionit të dytë të BBV si opinioniste?
Isha sëmurë pasi mora ftesën, kisha probleme shëndetësore dhe isha në spital dhe nuk arrita dot madje ishte një moment që po mendonim nëse e kapim apo jo pastaj mjeku nuk më lejoi që të dilja.
A e ka marrë malli për ato momente në “Big Brother VIP”?
Varet nga momenti. Unë në atë moment nga ana shëndetësore nuk isha mirë, ke disa momente ku ti nuk do t’ia dish për asgjë. Javët e para të “Big Brother”-it unë realisht i kam humbur, nuk i kam ndjekur dot sepse nuk isha mirë.
A do të kishte dëshirë Balina që të ishte pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”?
Është edhe shumë i vështirë në njëfarë mënyre edhe i ezauruar, në kuptimin si eksperiencë nga ana ime, padiskutim do të ishte shumë më e lehtë pas herës së parë. Nuk e di por unë gjithmonë mendimet ia kam lënë momentit nuk ka pse të mendoj për to para kohe. /TAR