Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, foli për arsimin profesional nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së sot në Vlorë.
Kryeministri ngriti pyetjen nëse një i ri mund të blejë një shtëpi në Shqipëri. Më tej ai tha se më një punë të zakonshme kjo nuk është e mundur, ndërsa shtoi se edhe jashtë shtetit, si në Greqi apo edhe në Itali nuk është e mundur, nëse bëhet fjalë për një punë të zakonshme.
“Na duhet arsimi profesional në të gjitha strukturat. Nuk mund të luajmë në Champions League me lojtarë amatorë. Po të shohësh raportin e eksporteve bujqësore me konsumninh e brendshëm të prodhimit është rritur dhe do të rritet më shumë.
Shumë prindër duhet të kuptojnë se është gjynah që nëse fëmijët e tyre nuk janë të prirur të studiojnë shumë, por kanë rezultate jo shumë të lartë në gjimnaz, është gjynah të rrinë ende ne gjimnaz dhe të harxhojnë kohë dhe të ardhurat e familjes.
Nëse këta fëmijë drejtohen drejt arsimit profesional… Duhet të dini se do jenë menjëherë të gatshëm të bëhen të aftë për të marrë një rrogë të mirë. Sa më shumë kalon koha aq më e vështirë bëhet jashtë vendit.
Dëgjoj kronika në TV që një i ri me një punë të zakonshme nuk merr dot një shtëpi. Po si e merr? E merr në Itali apo në Greqi? Është koha që me një zanat në një vend që do jetë në nevojë për punonjës profesionistë do mund të ketë më shumë mundësi”, u shpreh Rama.