Për herë të parë, Robert Nolfe, ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, ka folur mbi jetën, divorcin dhe gjithçka që e lidhte me këngëtaren shqiptare.
“Së pari, ju falënderoj për ftesën. Është një moment shumë emocional, është një çështje brenda familjes, tashmë është bërë dhe publike dhe ka dalë jashtë kontrollit. Ka shumë keqinformim. Nuk mund të them shumë, jam ende i shokuar, nuk e kam problem që njerëzit të më keqkuptojnë mua, por problemi është që po më rrezikojnë mua dhe familjen time. Po më kërcënojnë online. Kam edhe një vajzë 13 vjeçare, që nuk duhet të përzihet në këtë. Njerëzit po i bëjnë foto dhe i publikojnë online dhe thonë se ajo duhet të paguajë për këtë.
Kur Parashqevia u zhduk, u zhduk nga të gjithë. Nga unë, nga Luka. Si mund ta përcaktoj kur dikush u zhduk. Ndodh me kalimin e kohës dhe kjo është tragjedia e vërtetë. Si familje dhe ndoshta dhe si shtet, nuk i jemi përgjigjur. Por nuk kisha zgjidhje, duhet të kujdesesha për djalin, kishte dhe persona të tjerë që u përcaktuan për tu kujdesur për të. Ishim dy artistë që po përpiqeshim të shkonim mirë me njëri-tjetrin. Nuk kam dashur t’i bëj keq. U tha se kam lënduar, se i mora djalin, është thënë shumë për fenë time, që jam hebre.
Së pari pati një keqinformim, u deshën disa kohë që familja të reagonte. Kur them familje, e kam dhe për familjen e saj në SHBA dhe në Shqipëri. Ajo foli sot me Lukën, nuk mund të vendos unë se çfarë cilësohet ish-familje apo familje. Fisi im e ka njohur dhe ajo ka qenë pjesë e historisë sonë. Shpresoj të më mirëkuptoni dhe që njerëzit ta kuptojnë se çfarë ndodh p[as një divorci, askush nuk fiton nga një divorc.
Është në interesin tim ta shoh se ajo është mirë, u preka shumë kur e pashë pranë Eltonit dhe duke buzëqeshur. Para disa vitesh, kisha përshtypjen se duhet ta mbroja djalin tim, kështu u këshillova dhe nga ekspertët. Mendimi Lukës i është marrë që 10 vjeç, edhe sot e pyeta nëse donte të fliste dhe ishte zgjedhja e tij të flitë me nënë e tij. Unë dua vetëm që familja të bashkohet dhe të jetë ai thesari i humbur që është rigjetur.
Ai ishte i lehtësuar, nuk kemi folur gjatë por kjo është mënyra më e saktë për ta përshkruar. Kështu do dalim të fituar dhe fundi do jetë i lumtur. E dua shumë djalin tim, nuk është e lehtë të marrësh kujdestarinë e djalit kur je burrë, megjithatë ia dola sepse mendoja se po bëja gjënë e duhur.
Nuk e di nëse do ndryshoja gjë, ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Është një histori interesante, wshtw e bukur të shkruash një libër për këtë. Kam pasur një eksperinecë ndryshe nga amerikanët e tjerë. Kam jetuar në Shqipëri për 3 muaj dhe jam respektuar kështu. E vlerësoj për kulturën që ajo është në Shqipëri, ne nuk e kemi këtë kulturë në SHBA. E kam parë me sytë e mi, sa e rëndësishme ishte ajo për shqiptarët dhe prandaj e vlerësoj, kur thashë ishte thesar për këtë e kisha.
Ëndrra hollivudiane ishte më shumë një qëllim ku nuk donim të dështonim. Përgatitëm një album me këngë shqip dhe anglisht, por nuk është e lehtë t’ia dalësh mbanë dhe kjo ka qenë e vështirë atëherë. Ndoshta më mirë që nuk e arritëm. Me gjithë ato që po dëgjohen sot në Hollywood… Megjithatë u përpoqëm, ishte qëllimi ynë. Kur shkuam në Shqipëri, rastisi që Presidenti u largua nga pushteti. Ndoshta ky ka qenë dhe momenti më i mirë ku kemi qenë. Unë nuk isha mësuar me nivelin e xhelozisë profesionale.
Iu bënë shumë gjera që ajo të mos kishte sukses në Shqipëri. Nuk do i hap më këto histori, nuk dua të përmend as emra. Kur je në vend të vogël, mund ta pengosh dikë të ketë sukës dhe ia kanë dalë, në SHBA kjo është e pamundur. Unë do isha i çmendur po të mendoja se isha artisti më i madh se ajo. Unë e kam mbështetur shumë në çdo hap. Nuk bëhet shaka me gjëra të tilla. Kuptohet si ka qenë situata. Ajo kërkoi të ndihmonte por nuk mundi. Vdekja e të atit ndikoi shumë negativisht tek ajo. Ajo nuk bëri zgjedhjet më të mira për veten e saj, dhe do e lë me kaq. Unë nuk kam parë që ajo të përdore kurrë drogë. Kur them bëri zgjedhje të gabuara, e kam fjalën për procedurën ligjore. Unë nuk mund të ofroja kujdes për dy persona të ndryshëm. Ishte një fatkeqësi dhe nuk ia uroj askujt. Njerëzit martohen dhe mendojnë se nuk do ketë divorc. Momenti ku jemi sot më bën optimist. U preka kur pashë çfarë kishte ndodhur. Nga ajo që njihja për të, mendova se do ishte më e mbyllur, më e ngurtë. Nuk di si ta shpjegoj më me detaje. ”- tha ai.
Ndërsa në një deklaratë qê kishte bërë për Elton Ilirjanin ai ka shkruar:
Ne ishim dy artistë që po përpiqeshim të mbanim marrëdhënien tonë por në një pikë të martesës, pas disa vitesh që përpiqeshim, nuk po funksiononte dhe vendosëm të ndaheshim siç ndodh edhe sot zakonisht.
Parashqevia u trishtua pas vdekjes së papritur të të atit dhe besoj se kjo e preku tej mase. Dëshiroj të shmang shumë detaje dhe kërkoj që të gjithë të jenë mirëkuptues në një çështje familjare ku ka dhe fëmijë. Por gjatë procesit të ndarjes ajo vetëm mori një pozicion ekstrem dhe nuk pranonte asnjë propozim të bërë nga gjykatësi. Në media janë thënë shumë gjëra të cilat nuk janë të vërteta, dhe në fakt asaj i është dhënë mundësia për vizita por janë refuzuar.
Gjatë gjithë kohës, vëmendja ime ishte mirëqenia e djalit tim, dhe mora mjaft këshilla nga të caktuarit e gjykatës. Në atë kohë kam qenë në kontakt me familjen e saj në Shqipëri duke i informuar për situatën, por e di që ishte njësoj e vështirë për të gjithë. Pas divorcit, ashtu si shumë të tjerë ne humbëm lidhjet me Parashqevinë. Do të thosha se nuk është e lehtë për një burrë t’i jepet kujdestaria, dhe unë nuk u nisa për këtë fillimisht, por në fund kjo është ajo që ndodhi. Kjo me vendosi në një sfidë personale si një baba i vetëm që punonte për një farë periudhe.
Ishte emocionuese të shihje buzëqeshjen e saj në videot e tua, Elton, dhe unë besoj se ka një dritare ku të lëmë pas të gjitha këto dhe të shohim përpara. Biri ynë nuk është më fëmijë, por një djalë i ri i mirë që merr vendimet e veta. Jam i lumtur të të them se ai pranoi të flas me të dhe dhe po kujdesemi që ai të rilidhet me të me shpresën se do të jetë më e mira për të gjithë.
Atyre që më kanë dërguar mesazhe kërcënuese mua dhe familjes sime i bëj thirrje të fokusojnë energjitë në pasion dhe vlerësim, nëse zgjedhin të shprehen me dritë pozitive për këtë thesar kombëtar të gjetur së fundmi.
Dëshiroj personalisht të të them faleminderit Elton që e bëre të mundur gjithë këtë.