Ajola Xoxa kundërshton në GJKKO kontrollin e ushtruar në apartamentin e tyre në Sky Tower

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.

Kontrolli i SPAK është realizuar më datë 14 janar me vendim të gjyqtares Atalanta Zeqiraj, ndërkohë që sipas avokatëve të Ajola Xoxës, ky vendimi është kërkuar të shpallet si i paligjshëm në GJKKO.

Mësohet se gjatë kontrollit te 14 janarit, janë marrë disa dokumenta dhe pajisje elektronike, të cilat do të vlerësohen nga prokurorët e Posaçëm nëse mund t’i shërbejnë hetimit të rastit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *