Një aksident është regjistruar këtë mëngjes në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Velitërnë. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes mjeti tip ‘Mercedes’ ka dalë nga rruga, është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë ne kanal.
Sipas burimeve në vendngjarje mësohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar, i cili i është kryer nga drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit.
Burimet e policisë bëjnë të ditur se si pasoje e këtij aksidenti nuk janë regjistruar dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.