Një aksident i rëndë është regjistruar në Kthesën e Viroit, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë dhe për pasojë kanë mbetur dy viktima.
Një prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi, drejtues i mjetit. Ai është tregtar gjirokastrit, biznesmen i verërave. Ndërsa identiteti i viktimës së dytë është Shefki Salaria (pasagjer)
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të ushtrisë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.