Aksident i rëndë në Maliq, përplaset për vdekje 14 vjeçarja

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Maliq.

Pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, një mjet ka përplasur një këmbësore të mitur, 14-vjeç, e cila ka ndërruar jetë.Mësohet se e mitura ka zbritur nga furgoni dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, por mjeti, që dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë, e ka përplasur për vdekje në vend.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *