Aksident i rëndë në Pogradec-Lin, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec – Lin pranë fshatit Memelisht, ku një person ka mbetur i plagosur.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku duket se shkaku kryesor ka qenë lagështia në rrugë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka qenë duke dalë nga banesa dhe në momentin kur ka dalë në rrugë është goditur nga drejtuesi i mjetit tip “Ford” i cili kishte humbur kontrollin e mjetit.

Nga përplasja ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Në këtë aks kanë ndodhur dhjetëra aksidente për shkak të lagështisë në rrugë dhe papërgjegjshmërisë së shoferëve

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *