Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën shoferi i kamionit, radhë e gjatë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Mësohet se një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij ka humbur jetën. A2 CNN ka siguruar pamjet e para nga vendi i aksidentit. Në to shihet kamion i tonazhit të rëndë i përmbysur në mes të rrugës.

Kamioni ishte ngarkuar me lëndë drusore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin. Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

Zjarrfikësit dhe një grup personash kanë punuar për të nxjerrë nga kabina e kamionit drejtuesin e mjetit.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, njëri kah i Rrugës së Kombit në drejtim të Tiranës qëndroi i bllokuar për më shumë se 30 minuta, duke krijuar radhë të gjata kilometrike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *