Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të “Kopshtit Zoologjik” ku një automjet është përplasur me bordurën dhe ka përfunduar përmbys në rrugë.
Sipas njoftimit të policisë viktimë ka mbetur një i ri, student i Akademisë së Sigurisë , ndërsa një tjetër person i cili ka qenë në makinë ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërkohë më tej priten më tepër detaje si dhe një informacion më i saktë nga autoritetet.
Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Arjon SHahaj (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.