Aksident i tmerrshëm tek TEG-u, makina fluturon nga mbikalimi dhe bie mbi një makinë tjetër

Një aksident tragjik ndodhi këtë pasdite në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, makina ka thyer barrierat e mbikalimit dhe ka përfunduar mbi një tjetër makinë. Për pasojë, dy vajza kanë ndërruar jetë, ndërsa tre persona raportohen të plagosur.

Ngjarja ndodhi këtë pasdite. Një makinë që vinte nga Elbasani ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë është përplasur me një tjetër mjet. Të dyja makinat janë copëtuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *