Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë – Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Leshnice ku një makinë ka përplasur një motor, e si pasojë është plagosur drejtuesi i këtij të fundit.
Duket se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnice, manovër që ka shkaktuar dhe aksidentimin e motoristit, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit.
Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.