Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ U përplas me kamionçinë, motori bëhet copash në rrugë, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Symiz.

https://youtube.com/watch?v=Px1wt3FkmLY%3Fsi%3DIeIzenyOU9bUapRv

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka marrë dëmtime trupore.

29 vjeçari me iniciale M. A., banues në Lin, Pogradec, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës”, raportoi policia.

Policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *