Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen në vend teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin Lushnjë-Rrogozhine. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:45 të paradites së sotme, pranë fshatit Golem.
Viktima Veri Deliu sipas policisë, ka qenë duke ecur në krahun e kundërt të aksit nacional dhe në një moment ka kaluar nga rruga dytësore në asfalt, duke sjellë në këtë mënyre përplasjen me automjetin që drejtonte 26 vjeçarja, Anisa Xhepexhiu.
Burime bëjnë me dije se pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja, duke u vetëdorëzuar policisë 1 km më poshtë vend të ngjarjes së aksidentit.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës, për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.
Dyshohet se 26 vjeçarja ka qenë duke ecur me shpejtësi çka ka sjellë përplasjen në pjesën e përparme të mjetit të moshuarin që ngiste biçikletën në drejtimin e kundërt të lëvizjes në rrugë