Një aksident raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Veliternë.
Sipas burimeve, bësohet se në aksident janë përfshirë një automjet me një motor.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Aksidenti në një pikë karburanti, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrëthanave të saj.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sipas policisë, dy adoleshentët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur janë përplasur nga një mjet tip “Ford” i cili po vinte nga Korça në drejtim të Pogradecit.
Në momentin e aksidentit mjeti ka kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale për në krahun tjetër në drejtim të pikës së karburantit, moment ky që ka sjellë edhe përplasjen me motorin që udhëtonin dy të rinjtë.
Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur te dy 17-vjeçarët të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku e po marrin ndihmën mjekësore. Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se të dy adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksi rrugor nga Petrusha deri në Maliq është bërë burim aksidentesh të shumta edhe për shkak të sinjalistikës së munguar por dhe degëzimeve dhe kryqëzimeve të shumta.