Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën Selva Piana të provincës së Teramos mbrëmjen e së premtes (5 janar). Për pasojë ka ndërruar jetë 32 vjeçari shqiptar Eduart Hoxha, baba i 2 fëmijëve.
Sipas mediave italiane, të cilat kanë publikuar identitetin dhe foton e viktimës, i riu shqiptar sapo kishte mbaruar turnin e punës në kompaninë e objekteve sportive “Delfino Sport”.
Pasi u fut në makinën e tij ‘Fiat Punto’ në tentativë për t’u futur në rrugën kryesore, është përplasur nga një automjet tip ‘Audi A3’ që drejtohej nga një 25 vjeçar.
Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital por për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja e ashpër, nuk mundi të mbijetonte.