Aksident TRAGJIK në Tiranë, vdes pasagjeri 35-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një person ka humbur jetën në një aksident të shënuar mëngjesin e së enjtes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *