Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti thotë se automjeti tip “Audi A8”, që u përfshi në një aksident te rrethrrotullimi në afërsi të TEG-ut, me pasojë vdekjen e 3 personave, nuk e ka kalur shpejtësinë 140 km/h.
Në Euroneës Albania, Ahmeti u shpreh se mënyra sesi automjeti çau barrierat dhe përfundoi në autostradën Tiranë-Durrës, duke goditur një tjetër automjet, ishte mjaft e rrezikshme.
Ahmeti e cilëson këtë aks si “rrugë kurth”, pasi janë shkaktuar shumë aksidente dhe kanë humbur jetën shumë njerëz.
“Për mua, nuk e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h. Për mua, e rrezikshme ishte që i ka ardhur atij qytetarit tjetër poshtë si meteor, makina. Mjeti e humbi kontrollin.
Kalojmë në fazën tjetër, të minimizimit. Çfarë kanë minimizuar këta, se kjo parashikohet. A e kuptoni, krenohen të gjithë për atë rrugë të bukur? Është rrugë kurth, vdesin njerëz.”, theksoi ai.