Aksidenti tragjik në Itali, 19 vjeçari që humbi jetën ishte familjar i ish banores së Big Brother

19-vjeçari që humbi jetën gjatë natës nga aksidenti fatal në Itali, është kushëriri i ish-banores së Big Brother Genta Gjalpi. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Genta, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme.

“U prehsh në paqe Klajdush, akoma nuk e besoj, dhe nuk do e besoj kurre, ishe kushëriri më i vogel më i miri dhe në të donim shumë zemra e motrës, ishe shumë i vogël. Zoti i dhëntë forcë hallës”, shkruan Genta, teksa publikon një video krah kushëririt.

@genta_gjalpi91

♬ original sound – genta_gjalpi

Kujtojmë se aksidenti ndodhi gjatë mesnatës në provincën e Barit. Mediat italiane raprortuan se viktimë mbeti një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën në vend. Ndërkohë, një 44-vjeçar, i cili u shpëtua nga ekipet mjekësore të emergjencës, ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti.

“Zemra e motrës, ishe shumë i vogël”, ish-banorja e

19 vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident

Ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, përpjekjet për shpëtim ishin të kota dhe dy viktimat u deklaruan të vdekur kur mbërritën shërbimet e urgjencës.

Filimisht ka dyshime nga grupi hetimor se shkak mund të jenë bërë faktorë të tillë si shpërqendrimi i shoferit ose shpejtësia e tepërt mund të kenë kontribuar në humbjen e kontrollit të automjetit të përfshirë. 

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe Karabinierët, të cilët punuan deri në orët e para të mëngjesit për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *