Akti heroik në Pogradec, ky është 54 vjeçari që shpëtoi të moshuarin

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët.Bëhet me dije se 54 vjeçari Fatmir Metoshi është heroi që shpëtoi të moshuarin, banesa e të cilit u përfshi fillimisht nga flakët.

Ai tregon se i moshuari ishte në gjumë në kohën kur ra zjarri dhe bashkë me një kushëririn e tij ka shqyer derën e kanë nxjerrë jashtë të moshuarin, i cili nuk pati asnjë lëndim.Ata kanë thënë se në kohën kur kanë hyrë brenda objektit, banesa ka qenë në flakë.

Njoftimi i policisë:Pogradec/Informacion paraprak. Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.

Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *