Akullore me oksid etileni! Kreu i KLSH: U rrit numri i të sëmurëve me kancer!

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka ngritur alarmin në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, kur tha se në Shqipëri janë tregtuar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.

Sipas tij, duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.

“Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore.

Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt.”.

Rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të kenë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku.

“Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi.” tha Shehu.

Shehu zbuloi se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, teksa produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropoj, Lezhë.

Oksidi i Etilenit është një substancë që përdoret në produktet kozmetike si kremra dhe parfume. Megjithatë, ekspozimi akut ndaj kësaj substance mund të shkaktojë nga simptomat më të lehta si marrje mendsh dhe të vjella, deri te më të rëndat si kancer, probleme me riprodhimin dhe neurotoksicitet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *