Alarm në Laç, një fëmijë diagnostikohet me dizenteri dhe dërgohet në QSUT! Mbyllet godina, nisin dezinfektimet

Një situatë shqetësuese është krijuar në qytetin e Laçit pas pranisë së një rasti me dizenteri tek një fëmijë, i cili frekuenton kopshtin nr.1 të qytetit.

Fillimisht fëmija ka shfaqur shenja të temperaturës për disa ditë dhe më pas është dërguar për mjekim në spitalin e QSUT ku pas analizave të kryera, fëmija është diagnostikuar me dizenteri.

Pas këtyre rezultateve, autoriteti i spitalit ka vënë në djeni Bashkinë e Kurbinit dhe Insititutin e Shëndetit Publik, pasi kemi të bjëmë me një rast të një sëmundje që mund të transmetohet tek personat e tjerë.

Instituti i Shëndetit Publik ka filluar menjeherë me dezinfektimin e ambienteve të kopshtit nr.1, si dhe janë marrë disa mostra për analiza, ndërsa kopshti do të qëndrojë i myllur deri në daljen e rezultateve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *