Albi Ceno: Vajza na ngacmoi vetë e para seksualisht

Personi që ka rezervuar dhe paguar dhomën numër 201 në hotelin “Fjortes” në Vlorë, ku një vajzë 26-vjeçare me inicialet D.M u sulmua seksualisht nga tre burra brenda 40 minutave, është Albi Ceno. Ceno, i cili aktualisht është në arrest, është ai që ka paguar dhomën dhe më pas ka futur vajzën në një dhomë në katin e dytë të hotelit.

Në të njëjtën kohë, dy të tjerët, Gentjano Mehmeti dhe Oltjan Tahiri, kanë hyrë në dhomë nga dera e pasme e hotelit, ku nuk ka pasur kamera, pa dijeninë e sportelistit dhe menaxherit të hotelit. Ky i fundit ka deklaruar se nuk i njeh personat që kanë hyrë dhe përsa i përket vajzës me inicialet D.M ishte hera e parë që kishte qëndruar në hotelin e tij.

E reja është përdhunuar me radhë për 40 minuta nga të tre djemtë.

Sipas deklarimeve të Albi Cenos, vajza e kishte ngacmuar vetë, por nuk mundi të kryente marrëdhënie seksuale me tre djemte për shkak të gjendjes së saj.

PJESË NGA DOSJA

Ceno, tregon se edhe pse vajza D.M i ka ngacmuar, sërish ajo nuk ka mundur të kryejë marëdhënie seksuale me tre djemtë, pasi nuk ishte në gjendje fizike për shkak të situatës ku ndodhej.

Ai thotë se në momentin që kanë shkuar në Vlorë, vajza D, ka vjellë në makinë dhe kanë takuar shokun e Albit, Gentjano Mehmeti, të cilin e ka marrë në makinë dhe kanë shkuar tek Hotel “Fjortes”.

Albi sqaron se ka marrë një dhomë tek hotel “Fjortes” dhe ka çuar vajzën, pasi gjendja e saj ishte e keqe. Në momentin që e ka çuar në dhomë, i ka blerë “Limon Soda” dhe “Schveps”, duke e ndihmuar për të bërë dush në banjo.

Vajza më vonë është shtrirë në krevat, dhe e ka ngacmuar me duar por D. ka ndaluar pasi nuk ka qenë në gjendje. Albi shprehet se vajzën në dhomën e hotelit e ka çuar Gentjano, ndërsa ai ka blerë “Limon Sodën” dhe “Zhvepsin” tek bari i hotelit dhe më pas është ngjitur dhe ai në dhomë.

Ai deklaron se në dhomë ka qëndruar me vajzën dhe Gentianon më vonë, aty ka ardhur edhe Oltjani. Në atë moment, ai dhe Gentjani janë larguar në drejtim të banesës së tyre, ndërsa D. e kanë lënë me Oltjanin, pasi ishte e njohura e tij.

Albi tregon se kanë konsumuar hashash i cili gjendej mbi tavolinë, dhe nuk kishte dijeni se kujt i përkiste. Ai shprehet se D. ishte larguar me të për ta shoqëruar, duke shtuar se nuk e ka çuar në spital atë pasi ka menduar ta ndihmonte vetë në ambjentet e hotelit.

Në dhomën e hotelit D., sipas deklaruesit e ka çuar ai me Gentjanon, të cilët kanë qëndruar së bashku me vajzën rreth 30-40 minuta, dhe më pas ka vajtur Oltjani, dhe të katërt kanë qëndruar rreth 40 minuta.

Ky person tregon se D. i ka ngacmuar vetë dhe është përpjekur të kryente seks oral me atë, Gentjanon dhe Oltjanin, por nuk ka arritur të kryente pasi ka qenë në gjendje shumë të dehur.

Ndaj dy personave të arrestuar Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, gjykata e Vlorës vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të cilët akuzohen për veprën penalë të “Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Nxitja për përdorim të drogës”. Në kërkim vijojnë të jenë dy protagonistët e tjerë shtetasit Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj.

Lexo edhe: “Ne kryem marrëdhënie në lokal, pastaj ajo u ngjit në hotel me Albin”, dëshmia tronditëse e Oltjan Tahirit

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *