Anna Lika dhe Bjordi Mezini bëhen prindër për herë të parë

Aktorja Anna Lika e cila prej kohësh është në një romancë me regjisorin Bjordi Mezini, ka dhënë lajmin e bukur se vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë.

Me anë të një postimi në Instagram, aktorja ka shfaqur dorën e vajzës, të kapur nga dora e saj dhe e partnerit.

Krahas fotos Anna është dukur mjaft e emocionuar dhe e lumtur teksa ka zbuluar emrin e vajzës “Marvel” e cila në shqip do të thotë “mrekulli”.

“07.02.25 ! Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli, dhe prandaj ne vendosëm te te quajmë ashtu, mrekulli. Mire se erdhe në jetë Marvel Mezini! Mami dhe babi mezi po të prisnin, ” shkruan aktorja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *