Arbana Osmani publikon për herë të parë fotot me fustanin e nusërisë! Ja si dukej moderatorja

Moderatorja Arbana Osmani, edhe pse një personazh i njohur për publikun, e cila ndan mjaft momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit, zgjodhi që kurorëzimin e saj në martesë me regjisorin Eduart Grishaj ta mbaj private.

Mirëpo së fundmi, Arbana ka shuar kureshtjen e fansave duke ndarë një moment nga dasma e saj teksa shfaqej nuse.

Me anë të një video të futur në një nga intervistat e saj në Mirëmbrëma Yje, Arbana shfaqi portretin e saj si nuse.

E veshur më një fustan madhështor dhe flokët e kapura me vellon që i binte nga pas, moderatorja kishte shkëlqyer në ceremoninë e dasmës.

Vetëm pak ditë para dasmës, vetë Eduarti zbuloi se ceremonia e tyre do të zhvillohej në Toskana të Italisë.

Po ashtu regjisori tha se çifit kishin ftuar 120 persona, të cilët janë pjesë e rrethit shoqëror të çifit.

Në ftesën që dyshja shpërndau asaj kohe thuhej se fotot dhe videot në rrjetet sociale ishin të ndaluara.

Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë. Dasma do të zgjasë tri ditë, ndërkohë që do të ketë një rreth të ngushtë njerëzish të ftuar, përfshirë edhe shumë artistë, miq të çiftit shumë të dashur për publikun.”

Para dasmës Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se pritet të ketë rreth 120 të ftuar. Dasma do jetë në Toskana në Itali.

“Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizajnojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë” tregoi gazetari.

Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e të ftuarve. Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Dyshja të cilët janë partnerë në jetë dhe në punë prej disa vitesh tashmë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në Toskana të Italisë. Regjisori ka zbuluar së fundmi historinë sesi është njohur me moderatoren, me të cilën sot ndan dhe dy fëmijë. I ftuar në “E Diell”, Eduarti zbuloi se në fillim Arbana “nuk ia hidhte fare sytë”.

“Nga 2010, kam punuar me të gjitha programet që jepeshin. Në 2011, më kanë thënë që do punoja me ‘1000 e 1 pse’, prezanton Arbana Osmani. Ajo që atëherë ishte diva e ‘Topit’. Ajo as nuk më shihte fare. Unë mundohem që gjithë këtë dashuri që kam marrë kur kam qenë fëmijë nga babai dhe nga nëna ime, ta jap pa kushte për Jonin, Diellin dhe Zoin, që është më e vogla. Them kur unë jam rritur me vështirësi, pse të kenë dhe ata vështirësi”, rrëfeu ai.

Arbana Osmani ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët në media, ku preferon që vëmendjen e publikut ta fokusojë vetëm te puna e saj. Megjithatë, kurdo që i jepet mundësia, moderatorja nuk ngurron të shpreh mbështetjen për partneren e saj.

Unë kam fatin ta kem Edin mbështetjen më të madhe edhe në punë, sepse ndajmë shumë projekte dhe ‘Big Brother VIP’ është një prej tyre, kështu që duke qenë një program që ka shumë volum pune dhe goxha presion herë pas here, jam e lumtur që e kam në krahë për të ndarë momente të vështira dhe momente të bukura. Kështu që jam thjesht me fat”, rrëfeu moderatorja në ditëlindjen e saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *