Arjan Konomit i ndodh e papritura në avion: Thirrën emrin tim, thashë se më kishin futur ndonjë gjë në çantë

Prej kohës Arjan Konomi ka hequr dorë nga daljet e tij televizive si opinionist dhe është fokusuar drejt udhëtimeve. Me qindra udhëtime të bëra nga Arjani në vetëm pak kohë e në vende që shqiptari nuk do i çonte kurrë nëpër mend.

Së fundmi, opinionisti është “arratisur” në një tjetër udhëtim. Por, diçka e pazakontë i ka ndodhur pasi ka ngatërruar fluturimin.

Destinacio i Arjanit ka qenë për në Bocas del Toro, por përfundoi në një tjetër vend, në Chiriqui.

“Në mes të fluturimit, pasi kishin kaluar nja gjysmë ore dëgjoj pilotin që flet. Dëgjoj një Arhan Konomi, por j në spanjisht lexohet h dhe thashë sa ngjan emri im me fjalë spanjolle. Pastaj fillova vrisja mendjen e ka me mua dhe më zuri frika më kanë futur ndonjë gjë në valixhe.

Kur papritur vjen ndihmës piloti disa stjuardesa të gjithë vijnë tek unë dhe më thonë ju lutem mund të më jepni dokumentin dhe thash po këta mirë që do më arresotjnë, por të paktën mos më hedhin nga avioni. Më pyetën ku do shkosh dhe i thashë, “Bocas del Toro”, e filluan të shohin njëri tjerin dhe më thanë “po ky avion nuk shkon në Bocas del Toro”, po ku i thashë unë e më tha në Chiriqui”, ka thënë ndër të tjera Arjani.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *