Avokati Dorian Matlija ka analizuar edhe një çështjen e Diana Bahçes, gruaja lehonë që u arrestua vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.
Avokati shkruan se prokurori dhe Gjykata nuk e dinin se gruaja në fjalë ishte shtatzënë dhe se kishte sjellë në jetë një fëmijë.
Sipas tij ka qenë vetëm policia që e ka ditur për nënë lehonë dhe se kjo është konstatuar kur e kanë arrestuar.
Postimi i plotë i avokatit:
U bera kurioz per ceshtjen e Diana Bahces, asaj nenes lehone qe u burgos para ca ditesh dhe pyeta ca miq per informacion jomediatik. Me doli qe prokurori nuk e dinte fare qe kjo grua kishte lindur femije sepse nuk gjendej ne adrese dhe denimi i saj ishte i hershem kur ajo nuk ishte shtatzane. Prokurori beri nje kerkese rutine sic ndodh rendom ne keto raste. Gjykata, bazuar ne dosje, nuk kishte si ta dinte qe gruaja kishte lindur nje femije. Avokat nuk kishte dhe u caktua nje nga gjykata. Ky i fundit gjithashtu nuk kishte nga ta dinte se as e njihte, as ne dosje nuk kishte infornacion dhe as nuk dinte ku ndodhej kjo grua. Te tre palet ne gjyq nuk dinin asgje per femijen. I pari institucion qe mori vesh qe ajo ishte lehone, ishte policia qe e gjeti dhe zbatoi vendimin e gjykates. Nese policia do ishte e hajrit, pra qe nuk do shkonte nallbançe te zbatonte nje vendim gjykate pa vene trurin ne pune, ajo grua nuk do ishte arrestuar. Policia e di qe nuk duhet te zbatoje dicka te paligjshme, aq me teper kur policet e kane per detyre te lexojne dhe mesojne ligjet baze ne fushen penale. Policia duhej ta ndalonte doren dhe te informonte menjehere prokurorin. Por policia, me zell hajvanesk, shkon e i hedh prangat.
P.s. ky postim nuk ka per qellim te shfajesoje gjykaten apo palet ne gjyq sepse, edhe pa qene me femije te vogel, ajo grua nuk duhej te shkonte direkt ne burg, por i duheshin dhene paralajmerine e masa te tjera alternative qe parashikon ligji. Postimi ka per qellim te fuse ne pergjegjesi policine e cila sillet si nje automat injorant ne cdo rast, edhe kur vihet para fakteve te forta si ai i Diana Bahces dhe femijes se saj 8 ditesh.