Policia e Korçës ka vënë në pranga drejtuesen e automjetit që u përfshi në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesi i biçikletës.Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçarja Olta Meta, e cila në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar 79 vjeçarin, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës.
Njoftimi i policise
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.