Një 47 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij 18 vjeçare.
Gentian Liçak mësohet se kërkonte të fejonte vajzën kundër dëshirës së saj, ndërsa kjo çështje ishte bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme në familje.
Ditën e djeshme ai ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Pas kësaj ngjarjeje, bashkëshortja në kushte të rënda psikologjike ka tentuar t’i jap fund jetës, duke pirë fotoksinë. Më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denincimin për dhunën e bashkëshortit dhe kërcënimet që ai i kishte bërë.
Teksa i merrej deklarata ajo është rrëzuar brenda komisariatit të policisë dhe kanë qenë shërbimet e komisiaritit nr6 të cilët e kan cuar në spital. Ndërkohë, momentalisht ndodhet gjendje te stabilizuar.
Liçaj mësohet se ka qenë i dënuar më parë, për vrasjen e një efektivi policie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.