Një 27-vjeçar në Pogradec ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Një pranga ka rënë shtetasi E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, njofton policia.
Denoncimin e kanë bërë në polici prindërit e 13-vjeçares. Ndërsa vetë vajza thotë se gjithçka ka qenë me dëshirën e saj dhe se ajo e kishte gënjyer 27-vjeçarin për moshën.
I riu ka thënë para policisë se me vajzën kishte qëllime serioze dhe se nuk e dinte se ajo ishte 13 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.