Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.Burime për mediat bëjnë me dije se vetë kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën të kalonte kufirin drejt Greqisë, duke i garantuar një “rrugëtim” të qetë, pavarësisht ngarkesës me drogë në mjetin e tij “Passat”.
Më pas Lika ka rënë në pranga nga policia greke në Follorinë, bashkë me 26 kg kanabis.Arrestimi i tij është bërë më 28 nëntor, që përkon edhe me intenerarin një ditë më parë, ku arriti të kalonte kufirin në Kapshticë, pa u kontrolluar nga autoritetet përgjegjëse.
Punonjësve të PKK Kapshticë kanë deklaruar se janë vënë nën presion nga drejtesi i tyre për të mos kontrolluar mjetin e Lorenco Likës.Burime pranë AMP thonë se kryekomisari i Korçës ka qarkulluar në makinën e Lorenco Likës edhe 1 vit më parë, gjë që faktohet edhe n ga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.