Nënkryetari i Bashkisë së Librazdhit, Andi Çota është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas hetuesve, 37-vjeçari ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv të qytetin, duke shkaktuar dëm ekonomik
Aksioni për arrestimin është kryer nga policia dhe prokuroria e Elbasanit, pas një muaji hetime me metoda proaktive, konfirmuan burime zyrtare nga blutë.
Për të, Gjykata e Elbasanit, ka caktuar më 21 Shtator masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Çota “dyshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik”, thuhet në një njoftim të policisë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.