Artan Hoxha zbulon përgjimet, ja kush e dha urdhërin për 4 vrasjet e 21 janarit

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalën e tij gjatë shpjegimit të materialit, Artan Hoxha la të kuptohet se përgjimi ishte prej “të huajve” në Shqipëri, por u shpreh se nuk kishte lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, në dijeni të materialit është vënë prej vitesh, por vetëm pas 12 vitesh ka mundur që ta sigurojë dhe ta publikojë në media.

“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se kush i kreu vrasjet. Por nuk u fshinë ato të ndërkombëtarëve europiane, se për ata përtej adriatikut nuk e di. Më thirrën fillimisht që të identifikoja se kush ishin personat. Pra të lidhja zërin me figurën. Prandaj më vjen për të qeshur mua kur kërkojnë prova për “non grata”. Përgjimet jam tronditur kur e kam dëgjuar.

Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aletatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes.

Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ofcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët. Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha,”- u shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News.

Në fjalën e tij, Artan Hoxha në “Zona Zero” tha se për të komunikuar është përdorur një kanal i veçantë në radio që nuk aksesohej nga të gjithë. Madje, edhe pse nuk kishte radio, në komunikim është përfshirë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por fjalët e tij ka zgjedhur që të mos i nxjerrë bashkë me përgjimet e tjera.

“Radioja e përdorur kishte një kanal të veçantë. Në kanalin e radios ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili ka përdorur një radio që nuk ishte e tija, por ka ndërhyrë për të dhënë sinjalin e tij para vrasjes së 4 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Madje urdhëri për zjarr është dëgjuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, aso kohe, Saimir Muça,”-tha Artan Hoxha.

PJESË NGA BISEDA:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

Në vijim pauzë e gjatë në radio….

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *