Ashensori i “Orange Club” i këput kokën kamerierit 17-vjeçar, arrestohet montuesi, pronari në kërkim

Një 17-vjeçar ka humbur jetën, pasi është zënë nga ashensori i klubit ku punonte në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nr. 1″, rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur, dhe për pasojë ka zënë 17-vjeçarin Antonio Delilaj i cili punonte ndihmës kamarier në këtë lokal.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin Lulëzim Allkushi, 43 vjeç, si dhe shpallën në kërkim pronarin e klubit Spiro Iljadhi, 37 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e pronarit të lokalit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *