Sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u shtrua çështja e përdhunimit të një vajze 26-vjeçare nga 3 djem në qytetin e Vlorës.
Sipas raportimit të policisë, e reja ka qenë në lokal me 4 djem duke pirë, më pas një prej tyre Klevis Delia është larguar nga lokali dhe 3 djemtë, Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti kane abuzuar me 26 vjeçaren.
Për të raportuar mbi ngjarjen në një lidhje skype ishte gazetari i Vlorës, Enrik Mehmeti.
Sipas këtij të fundit, ata festuan në një restorant dhe më pas janë spostuar në një hotel së bashku të gjithë, 4 djemtë dhe vajza.
“Vajza ka patur shoqëri të gjatë me njërin prej djemve dhe në asnjë moment nuk ka patur kallëzim. Dinamika e ngjarjes ka vazhduar deri në oret e para të mëngjesit. Djemt janë larguar në orën 6 të mëngjesit kurse vazja ka zbritur në orën 7 të mëngjesit dhe i ka rënë të fiktë tek recepsioni.
Ajo ka deklaruar se dalja me djemtë dhe qëndrimi tek hoteli ka qenë me dëshirën e saj, ajo nuk ka kallzuar asnjë nga djemtë,” thotë gazetari Mehmeti.
Megjithatë moderatorja Erjona Rusi, ka ngritur dyshimet mbi këto deklarata, të cilat bien ndesh me çfarë ka raportuar policia, pasi i tha gazetarit Mehmeti se ka lidhje familjare me një prej djemve të akuzuar dhe prandaj e tregon rastin në këtë mënyrë.
Por gazetari e ka mohuar faktin se ka lidhje me djalin.
Ekskluzivisht për emisionin foli edhe e motra e 26-vjeçares e cila tregoi një version krejt ndryshe.
Ditë më parë një lajm i rëndë tronditi opinionin publik në Vlorë, pasi 3 djem kishin droguar dhe përdhunuar një 26-vjeçare.
Sot foli ekskluzivisht për emisionin Shqipëria Live në Top Channel, motra e 26-vjeçares, e cila tregoi versionin e saj të ngjarjes së rëndë.
Motra e 26-vjeçares tha se një nga djemtë i ka hedhur diçka në pije të resë dhe më pas ka thirrur dhe shokët e tij.
“Dje ka dalë nga spitali, por nuk është se është në gjendje të mirë. Nuk reagon, nuk mban mend asgjë. E kam pyetur, por nuk reagon.
Ajo u mor në pyetje por nuk ka dhënë shumë shpjegime, se ka qenë në gjendje shumë të keqe. Kemi vajtur te doktori dhe më tha që erdhi në gjendje shumë kritike për jetën atë natë. Nxirrte shkumë nga goja.
Ka dalë me atë djalin, thjesht shok, dolën për të ngrënë dhe pirë, po ai i ka hedhur diçka në pije. Pastaj shkuan te shokët e tij, që e droguan më keq dhe e çuan në hotel. Recepsioni njoftoi policinë se ishte në gjendje kome motra, i kishte rënë të fikët. Ata ishin larguar dhe e kanë lënë ashtu motrën.
Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata djemtë, unë nuk i njoh. Unë si motra e saj nuk i lë, e as nuk do t`i fal,” tha motra e saj.