Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një autobus u rrëzua nga mbikalimi i Rizzardit në Mestre. Në autobusin që doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit ndodheshin një grup shtetasish ukrainas dhe disa gjermanë.
Mes viktimave të identifikuara të aksidentit të autobusit në Mestre janë pesë shtetas ukrainas, një gjerman dhe një shofer autobusi italian, ka konfirmuar për ANSA prefekti i Venecias, Micaele Di Bari. 18 pasagjerë të plagosur i mbijetuan aksidentit dhe u shtruan në spitale të ndryshme në zonën e Venetos: nëntë në Treviso mes tyre dy të mitur, katër në Mestre, një në Mirano dhe një në Dolo. Në autobus, përveç qytetarëve të Ukrainës dhe Gjermanisë, ka pasur edhe shtetas të Francës.
Sipas mediave italiane, në aksident ka humbur jetën edhe shoferi i autobusit Alberto Rizzotto, 40-vjeçar. Ambasada e Ukrainës në Romë konfirmoi se në autobus kishte pasagjerë ukrainas.
Përpara hyrjes së kampit “Hu” në Margera, ku po qëndronin turistët nga autobusi, ka shumë persona që duan të marrin informacion. Konsulli bullgar në Venecia ka mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqet të mbledhë informacione për kolegët e tij nga vende të tjera. Prefektura e Venecias ka dërguar menjëherë një njoftim për të gjitha shërbimet konsullore, duke besuar se shumica e viktimave ka të ngjarë të jenë shtetas të huaj.
Mes viktimave janë edhe dy fëmijë
RAI shkruan se mes 21 viktimave të konfirmuara aktualisht të aksidentit të autobusit në Mestre janë edhe dy fëmijë. Gjithashtu janë 18 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë.
Në mesin e 15 të plagosurve janë edhe tre fëmijë të tjerë. Pesë të lënduar, mes tyre dy të mitur ndodhen në spitalin e Trevisos, ndërsa një tjetër i mitur është transportuar me ambulancë në spitalin e Padovës. 12 të tjerat ndodhen në Mestre. Viktimat ende nuk janë identifikuar, por duket se janë turistë të huaj të kombësive të ndryshme. Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në afërsi të linjës hekurudhore në lagjen e Mestres, e cila lidhet me Venecia me një urë. Automjeti ka marrë flakë pasi ka prekur kabllot e rrymës