Babai i foshnjës që u infektua me SIDA në QSUT pas mjekimit: Gjendja ishte shumë e rënduar

Babai i foshnjës që u infektua me HIV/AIDS në QSUT pas mjekimit në një intervistë ekskluzive në emisionin Top Story në Top Channel rrëfeu kalvarin e vuajtjeve pas rastit të rëndë.

“Djali im ka lindur në tetor, shtatzënia ka qenë periudha më e bukur në jetën time, lindja ka qenë cezariane normale, më pas ditën e parë konstatuam, djali nuk bënte frymëmarrje normale dhe nga verifikimet nga materniteti kishte destres respirator, u shtrua pesë ditë në reanimacion u trajtua me terapi e antibiotikë dhe doli në datën 16 tetor 2021 nga spitali, ecuria ka qenë mirë, rritej shëndetshëm, më pas ndodhi  bllokim frymëmarrje dhe u desh ta shtronim me urgjencë, duke parë gjendjen e rënduar u shtrua në reanimacionin e vjetër, gjendja nuk ishte e mirë, për pak i ka shpëtuar intubimit, pasi kemi dalë nga spitali gjendja e djalit nuk u rikthye kurrë si më parë. Më 26 dhjetor nisi një temperaturë aspak normale e shoqëruar me diarre dhe temperaturë e cila nuk ulej, folëm me doktoreshën dhe na dha një medikament për t’i ulur temperaturën, gjendja nuk përmirësohej, frymëmarrja rëndohej dhe po zhvillonte infeksione në lëkurë dhe infeksione urinare. Temperatura nuk ulej, doktoresha që e ndiqte hidhte teori që rezultuan negative, gjendja nuk ndryshoi në asnjë moment, kërkuam një epikrizë pasi ishim të bindur për ta dërguar jashtë, hodhi hipotezën e imunodeficencës, u shtrua në urgjencë, gjendja ishte shumë e rënduar me 60% oksigjen dhe përveç diagnozës që e morëm më pas ishte dhe me COVID, lëre viruse të tjera që i mori në spital”, tha ai.

Nga ana tjetër mamaja e djalit 2 vjeç thotë se janë në borxhe për shkak të shpenzimeve mjekësore dhe se shteti ka dhënë zero ndihmë.

“Të jem e sinqertë si një çift i ri me pagat në Shqipëri ka qenë e vështirë, jemi në borxhe, na kanë ndihmuar të afërmit, situata është shumë e vështirë ekonomikisht, unë duhet të kujdesem për djalin, punon vetëm bashkëshorti. 100% kosto 0, marrim gjithçka me zero vlerë, nuk mungon përkujdesi mbështetja emocionale që ka qenë shumë e rëndësishme, ai është ende i vogël, kupton vetëm emocionet tona, por kaq”, tha mamaja e djalit të infektuar.

Top Channel

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *