Babai i Aurel Kurtit, i cili u arrestua në Volos të Greqisë pasi tentoi të mbyste gruan e tij 22-vjeçare, Dafinën, ka treguar detaje nga njohja e tyre.
Ai hodhi poshtë akuzuat se i biri ka ushtruar dhunë ndaj 22-vjeçares, por theksoi se nëse janë të vërteta “të marrë dënimin maksimal”.
Babai i të riut u shpreh se vajza ka pasur lidhje tjetër ku u njoh me 28-vjeçarin dhe familja e saj nuk ishte dakord.
Gëzim Kurti tregoi në një intervistë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se nëna e 22-vjeçares i tha të birit: “Duke e marrë je, por për ta gëzuar s’ke”.
Ndërsa shtoi: “Derisa ka qenë pa telefonin që është lidhur me nënën e vet, vajza ka qenë në rregull. Pasi ka kontaktuar me nënën e saj, vajza është egërsuar. Të verifikohet se çfarë ka folur me nënën e saj, ofertën ia bënte djali”.
I ati i Aurel Kurtit: Është e vërtetë që ne nuk kemi dashur për lidhjen e tyre. Për martesën e djalit me një grua tjetër nuk është e vërtetë. Mua nuk më ka sjellë grua në shtëpi.
Nëna e Dafinës i ka çuar në polici, pasi nuk ishte dakord me lidhjen e tyre. Dafina ka thënë unë do e marr dhe pikë. Mua më mori policia në telefon më tha që djali jot ka marrë vajzën e filanit. Vajza ka ikur nga shtëpi dhe Lumja i ka çuar në polici.
Kur e ka sjellë në shtëpi, tre ditë nuk i kam folur fare. Pastaj mu vunë kalamajtë dhe iu fola
“Duke e marrë je, por për ta gëzuar s’ke”, tha Lumja, sipas djalit.
Pse i ka nxjerrë këto fjalë, ka thënë lloj lloj muhabetesh. Pse të flisja unë me Lumen. Gocën e ka pasur një çun tjetër, njihem me babain e atij djalit, kam pirë kafe me të.
Është gënjeshtër ajo që ka thënë se djali im ka tentuar ta mbysë kur ishte 5 muajshe. Ajo le të thotë çfarë të dojë, por do të përgjigjet për fjalët.
Kur bëri kontrollin e fëmijës, më tha “është gocë” dhe s’kishte problem me këtë. Më pas do ikte në Greqi, edhe Dafina ishte dakord, ka ikur që 15-vjeç atje.
Nëse djali im ka bërë dhunë të dënohet maksimalisht, nuk kam vërejtje.
Nuk është e vërtetë që djali im ka ushtruar dhunë ndaj saj, kur kam folur më ka treguar hapësirën jashtë shtëpisë që e kishte mbjellë me perime, kjo kujdesej ajo. Ai punonte 10 orë në ditë për familjen. Dafina ishte me vajzën e vogël, pa letra dhe s’punonte. Ishte regjistruar në azil.
Për dhunën, nëse e ka bërë të marrë dënimin. Derisa ka qenë pa telefonin që është lidhur me nënën e vet, vajza ka qenë në rregull. Pasi ka kontaktuar me nënën e saj, vajza është egërsuar. Të verifikohet se çfarë ka folur me nënën e saj, ofertën ia bënte djali.
Unë flisja në darkë kur shkonte çuni në shtëpi se doja të shihja vajzën.
Edhe atë ditë që ndodhi ajo gjë, kam folur me djalin në drekë. Më tha flasim në darkë, s’më mori atë natë, i rashë telefonit u bëra merak se s’më dilte. Numrin e Dafinës nuk e kisha, nga ora 1 më ka shkruar në telefon të avokatit.
Më ka thënë “më kanë futur në burg”. Unë thashë një mendim se mund të ketë pasur lidhje tjetër, por jo se është e vërtetë.
Thashë “mos bën vaki ka nisur lidhje tjetër”.
Dafinën e kemi mbajtur më mirë se fëmijën tim. Nëse djali im e ka dhunuar të marrë dënimin që i takon, nuk është e vërtetë që e ka mbajtur mbyllur. Ditëlindjen ia ka festuar asaj dhe vajzës në lokal.
Djali ka qenë në punë 10 orë çdo ditë, shtëpia ka qenë pa çelës, pse s’më tha mua, ose pse nuk iku nga shtëpia.
Janë të regjistruara të gjitha vaksinat që i ka bërë vajzës, çdo vaksinë do e marr tek infermierja.
Nusja ka qëndruar rreth 1 vit e gjysmë tek shtëpia ime. Vajza ka bërë 1 vjetorin këtu dhe më pas e kam nisur për Greqi.