Lidhja e dashurisë mes tij dhe të ndjerës Adelajda Xhamani është komentuar ndër vite në vendin tonë. Pas ndarjes pak kohë pasi dolën nga shtëpia, Bjordi u fejua me një vajzë tjetër, të panjohur për publikun por edhe kjo marrëdhënie mori fund, edhe pse u duk se do të kurorëzohej në martesë. Së fundmi Bjordi Mezini ka zbuluar disa detaje nga lidhja aktuale e dashurisë. Duke folur për të dashurën e tij, ai duket se na ka bërë të zbulojmë se për kë bëhet fjalë.
Ai është shprehur së fundmi se partnerja e tij është aktore, disa vite më e vogël se ai në moshë, pa zbuluar më shumë detaje. Bjordi ka përshëndetur të dashurën dhe për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre. Më pas, banori saktësoi se e kishte fjalën për macen e tyre, Amman.
Kaq mjaftoi që të zbulohej edhe identiteti i vajzës që i paska rrëmbyer zemrën. Ka qenë pikërisht macja që i ka nxjerrë zbuluar. Aktorja Anna Lika ka në rrjetet sociale një foto, ku është së bashku me macen e saj, Amma. Kaq ka mjaftuar që të bëhet lidhja mes tyre. Madje edhe vetë Bjordi ka disa foto dhe video në “Instagram” me Amman, macen që shfaqet në foton e Annës. Anna dhe Bjordi janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”.
Anna aty është në rolin e një prej protagonistëve, ndërkaq që Bjordi është regjisori i serialit. Raporti i tyre ka qenë tërësisht miqësor fillimisht, por më pas dyshja ka nisur këtë raport, që duket se është në prag për t’u kthyer në një marrëdhënie të konsoliduar. Prej më shumë sesa një viti, dyshja ia ka dal që të fshihet nga sytë e ndjekësve, duke e shijuar këtë raport larg syve të kureshtarëve. Por teksa për shumë, kjo histori nuk dihej, duket se për familjen ka qenë shumë e konsoliduar. Po ti hedhim një sy rrjeteve sociale, Bjordin e ndjek e gjithë familja e Annës, duke përfshirë edhe dy tezet e famshme, Inisi dhe Ingridi.
Në intervistat e saj, aktorja ka folur edhe për Bjordin, por duke i kufizuar deklaratat vetëm tek raportet e punës. Teksa foli për rolin e saj në serial, aktorja rrëfeu se një situatë e cila kishte bërë që të tërhiqej nga seriali. Ajo tha se në fillim për të ishin parashikuar shumë skena të nxehta që ajo nuk mund t’i luante duke u tërhequr nga seriali. Por, shtoi se me këmbënguljen e Ermalit u rikthye dhe këto skena u reduktuan.
“Shkova lexova dy puntatat e para, mu duk vetja ime por me një ndryshim vogël që nuk po kërkoj një burrë me lekë. Lexoj dy seritë e para, lexoj të tretën dhe te kjo çfarë nuk bëja, nuk kishte lënë aktor, kameraman pa më përplasur në vende të ndryshme. Dhe mua më erdhi si bombë, se nuk isha përgatitur për këtë. Them që jo nuk e bëj, nëse skenari nuk ndryshohet, thashë nuk vij, Bjordi më tha ‘ok’ mos hajde. Dhe ika. Me këmbënguljen e Ermalit, ishin munduar të merrnin me të mira të shtëpisë sime, këto skena i reduktuan, në një gjë që mu duk shumë normale dhe u riktheva më e fortë se kurrë”, tha Anna.
Pjesë e serialit është gjithashtu dhe tezja e saj, Inis Gjoni. Por, si ka qenë për Anën të punojë me tezen e saj? “Në fillim, gjatë skenave me Inisin kisha pak siklet se e përballë teje atë që të ka mësuar. Isha pak e stepur, pastaj më doli sikleti që te dubla e parë kështu që e shijova”, thoshte Anna në deklaratat e saj, ku duket se me Bjordin nuk ka pasur edhe një fillim të lehtë. Por pas gati 1 vit marrëdhënie, duket se tashmë kanë nisur të zbulohen detajet e para nga kjo histori dashurie, që me gjasa shumë shpejt do të shndërrohet në një nga dyshet më të dashura të “showbizz”- it.