Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer momentin kur zbuloi tradhtinë e bashkëshortit pas 25 vitesh martesë.
Artisja e njohur rrëfeu se zbuloi se babai dy fëmijëve të saj, Sokol Stafa tregoi se kishte dëgjuar për tradhtinë e tij, por theksoi se nuk i beson gjërat pa e parë vetë.
Ajo u shpreh se vërtetoi tradhtinë bashkëshortore kur fotot e të shoqit me të dashurën e tij u publikuan në portale.
“Nuk është vendim i lehtë. Vendimi për t’u ndarë ka qenë tradhtia bashkëshortore, unë e marrë si mungesë respekti ndaj personit që kalon një kohë të gjatë. Unë nuk e toleroj tradhtinë, mungesën e respektit, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një marrëdhënie martesore. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. Ishte vendim i marrë përnjeherë. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve.
Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Për të besuar diçka duhet ta shohësh vetë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…
Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton”, tha Alma Bektashi për “Sol”.
Tradhtia e ish-bashkëshortit të Alma Bektashit u zbulua në qershor 2021, nga vetë e dashura e Sokol Stafès, e cila është 20 vite më e re se ai.
Ajo ndante me miqtë në “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.
Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaronte publikisht dashurinë burrit të Alma Bektashit dhe pas zbulimit të lajmit këngëtarja vendosi t’i japë fund martesës nga e cila edhen në jetë vajza Anisa, dhe djali, Orest.
Në një intervistë rreth 1 vit më parë, Alma Bektashi tha se Sokol Stafa ishte inekzistent në jetën e saj.
“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet.
Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë.
Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërit. Ju e keni parë gjithmonë linin pesë, gjashtë apo shtatë femra vetëm për të dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë të rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, tha ajo.
Me ish-bashkëshortin ajo u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995.
Më pas me kthimin në Prishtinë e mori dhe partnerin me vete, ku krijuan familjen e tyre. Për shkak të intervistave apo shfaqjes në krah të njëri-tjetrit në një kohë të shkurtër u bë i njohur edhe Sokoli për publikun.
Alma Bektashi është një nga këngëtaret më dominante shqiptare dhe numëron shumë këngë, albume dhe videoklipe në karrierën e saj. Në fund të vitit 2011, ajo u përzgjodh nga stafi i “Top Channel” për të qenë pjesë e jurisë profesionale talent showt “The voice of Albania”, çoi drejt fitores talentin e saj Rinën. Alma është e njohur për jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, jo vetëm për shkak të punës dhe karrierës profesionale, por edhe për faktin se u martua në Shqipëri, ndërsa mbaroi studimet në degën e Kantos në Akademinë e Arteve në Tiranë.