Këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pasur një romancë përrallash që nga takimi për herë të parë në fillim të vitit 2021.
Dyshja realizuan një dokumentar me “Vogue”, duke zbuluar se si është të kalosh 24 orë me ta.Mes shumë aktiviteteve që zhvillojnë gjatë ditës, regjisorit Taika i ra në sy se si Rita ndaloi rrugës dhe u përshëndet me shqiptarët e diasporës.
“Çfarë ndodhi atje jashtë? Ne thjesht ishim duke ecur rrugës dhe rastësisht ata ishin duke folur shqip. Çfarë dreqin ishte kjo?”, pyeti Taika Ritën.
“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë kudo dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një picë tek ne’”, përgjigjet Rita.
Ndërkohë, pasi kishin shijuar picat në restorantin shqiptar në Dyseldorf, regjisori zelandez pati një këshillë për të gjithë ata që duan të hyjnë në një lidhje me një shqiptar/e.
“Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi.