BBC: Ishin ndërtuar vitet e fundit, pse u shembën pallatet e reja në Turqi

Nga BBC
Zemërimi po rritet në Turqi për shkak se moszbatimi i rregulloreve kontribuoi në shembjen e shumë ndërtesave nga tërmetet e fundit. BBC ka sjellë disa shembuj të pallateve të ndërtuara së fundmi që u shembën në fatkeqësinë e fundit.
Një ndërtesë në Malatya përfundoi së ndërtuari vitin e kaluar dhe në media po qarkullon një reklamë që thotë se ishte “përfunduar në përputhje me rregulloret më të fundit të tërmeteve”.
Kjo reklamë u fshi nga interneti, por njerëzit kanë foto e video dhe i kanë nxjerrë në rrjete sociale. Reklama përputhet me stilin e kompanisë që ndërtoi atë pallat.
Një tjetër bllok apartamentesh i ndërtuar së fundmi në qytetin portual të Iskenderun-it është shkatërruar plotësisht nga tërmeti.

 


Kompania e ndërtimit kishte postuar në internet një foto që tregon se ka përfunduar në vitin 2019. BBC ka verifikuar se imazhi i ndërtesës së shkatërruar përputhet me vendndodhjen e fotografisë që kishte postuar kompania e ndërtimit.

Një tjetër ndërtesë e cila u hap në Antakya në vitin 2019 mund të shihet e shkatërruar kryesisht në një foto të verifikuar nga BBC.
Tërmeti/ BBC: Ja përse u shembën pallatet e reja në
Pavarësisht se tërmetet ishin të fuqishme, ekspertët thonë se pallatet e ndërtuara sipas standardeve duhet të kishin qëndruar në këmbë.

“Intensiteti maksimal i këtij tërmeti ishte i dhunshëm, por jo domosdoshmërish i mjaftueshëm për të rrëzuar pallatet e ndërtuara mirë. Në shumicën e vendeve niveli i lëkundjeve ishte më i vogël se maksimumi, kështu që mund të konkludojmë nga mijëra ndërtesa që u shembën, pothuajse të gjitha nuk përputhen me kodet e ndërtimit.”, thotë David Alexander, profesor i Planifikimit dhe Menaxhimit të Emergjencave në University College London.

Rregulloret e ndërtimit janë përforcuar pas fatkeqësive të mëparshme, e fundit në 2018-ën. Rregullat e fundit kërkojnë që strukturat në rajonet e rrezikuara nga tërmeti të përdorin beton të cilësisë së lartë të përforcuar me shufra çeliku. Kolonat dhe trarët gjithashtu duhet të shpërndahen për të absorbuar në mënyrë efektive ndikimin e tërmeteve. Po këto janë zbatuar shumë pak.

“Pjesërisht problemi është se ka shumë pak rinovim të ndërtesave ekzistuese, por gjithashtu ka shumë pak zbatim të standardeve të ndërtimit te ndërtesat e reja.”, thotë profesor Alexander.
Rreth 75,000 ndërtesave në të gjithë zonën e prekur nga tërmeti në Turqinë jugore u është dhënë amnisti ndërtimi. Vetëm pak ditë përpara katastrofës së fundit, mediat turke raportuan se një projektligj i ri po pret miratimin parlamentar i cili do të jepte një amnisti të mëtejshme për ndërtimet e fundit.

Gjeologu Celal Sengor tha në fillim të këtij viti se miratimi i amnistive të tilla ndërtimore në një vend të copëtuar nga tërmetet përbën një “krim”. Pas një tërmeti vdekjeprurës që goditi provincën perëndimore të Izmirit në vitin 2020, një raport i BBC-së turke zbuloi se 672,000 ndërtesa në Izmir kishin përfituar nga ajo amnisti. I njëjti raport citoi Ministrinë e Mjedisit dhe Urbanizimit që thoshte në vitin 2018 se mbi 50% e ndërtesave në Turqi, ekuivalente me pothuajse 13 milionë ndërtesa ishin ndërtuar në kundërshtim me rregulloret.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *