Bëri dasmë madhështore, ja detaji i veçantë që Ervis Behari kishte zgjedhur për të kujtuar nënën

Këngëtari i njohur Ervis Behari ka dhënë fund beqarisë së tij me një dasmë madhështore që u mbajt këtë të shtunë. Ceremonia e kuruar në detaje ka qenë një festë e veçantë, e mbushur me alegri dhe emocion, dhe ka mbledhur miq dhe familjarë nga e gjithë jeta e ekranit, përfshirë aktorë dhe këngëtarë të njohur.

Gjatë ditës më të lumtur të jetës së tij, Ervisi ka kënduar këngët më të dashura për publikun, duke i dedikuar bashkëshortes së tij performancat e tij emocionale. Ky moment ka shtuar edhe më shumë ngjyrë dhe ndjenja në dasmën e tij.

Në prill të vitit të kaluar, Ervisi kishte bërë celebrim në Bashkinë e Tiranës, duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare. Çifti gjithashtu është bekuar me lindjen e një djali, që i ka sjellë më shumë gëzim në jetën e tyre.

Një detaj i veçantë që ra në sy ishte një fotografi e vogël e nënës së këngëtarit, e varur në anën e zemrës së tij në kostumin e zi.

Ky gjest i ndjerë është një nderim për të ndjerën, e cila ka ndërruar jetë disa vite më parë.

Ervis Behari u bë i njohur për publikun me këngën “Dajo”, e cila tashmë është bërë një hit i pazëvendësueshëm në dasmat shqiptare. Tani, ky moment i veçantë në jetën e tij do të mbetet një kujtim i çmuar për të dhe për të gjithë ata që e kanë ndihmuar të bëjë këtë hap të rëndësishëm.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *