Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka sqaruar foton e tij në zyrë te selia blu, me Alma K., protagonisten e skandalit të Safet Gjicit. Ai e ka pranuar se e ka takuar Alma K., por pa preferuar që t’i bëjë publike se çfarë është diskutuar.
“Ajo ka ardhur tek unë, nuk i bëj publike bisedat në zyrën time, secili mund t’i bëjë publike kush ka ardhur, por unë jo, po deshe bëji vet, nuk merr njeri porosi nga unë që këtë thuaje, këtë mos e thuaj, është e vërtetë që ka ardhur, nuk është kjo praktika ime e luftës politike, se Erion Veliaj është ai që është, dhe të paktën 5 herë do kishte lënë detyrën, po unë jam Sali Berisha, nuk shkoj në disa veprime, për të mos përmendur të tjerë”, tha Berisha.
Akuzave se ai qëndron pas këtij skandali si organizator, Sali Berisha i mohon kategorikisht.
“Lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin dhe gjobat flitet për 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin, mirëpo, ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti thotë paratë, edhe nga burgu i kërkon paranë, dhe tani kanë gjetur si justifikim të thonë: “Safet këtë ta kanë organizuar”, se kanë hallin që të mos e kthejnë borxhin”, u shpreh ai.