Besuan sërish në dashuri kur njohën njëri-tjetrin, historia e mjekes Arjana Rreli dhe shefit të Urgjencës: U njohëm në një studio televizive…

Historia e dashurisë së Arjana Rrelit, mjekes së njohur psikiatre dhe Skënder Bratajt,  shefit të Urgjencës ka nisur prej disa vitesh. Asnjëri prej tyre s’e ka fshehur, por njëkohësisht detajet i kanë mbajtur shumë hermetike. Të dy vinin nga martesa të mëparshme, ai baba i një djali, ajo nënë e dy vajzave, por gjetën dhe besuan sërish në dashuri.

Në programin “Rudina” në Tv Klan, të dy u gjendën për herë të parë në një rrëfim për dashurinë. Njohja e tyre nisi në një studio televizive në vitin 2015 dhe me kohën, u kthye në një marrëdhënie më të qëndrueshme, pikërisht më 1 prill.

Skënder Brataj: Si gjithmonë, kur diçka të tërheq fillojnë batutat, atraksioni por pa qëllime menjëherë. Takimi i parë  në një televizion, dalja që andej, pirja e një kafeje, pastaj kemi miq të përbashkët të cilët na njohin të dyve, dinë çfarë kemi kaluar në jetë njëri dhe tjetri. Unë njërin e kam shok fëmijërie, një e kam shoqe shkolle që janë burrë e grua.

Arjana Rreli: Ndërkohë edhe unë i kam miq shumë të mirë në familjen time, ata ishin të përhershëm në festa etj.

Rudina Magjistari: Pra le të themi që ishte diçka që nisi gradualisht, pak nga pak, por kur ishte momenti që e kuptuat që kjo gjëja mund të jetë serioze?

Skënder Brataj: Po ta them por do të qeshni:  ka qenë 1 prilli.

Rudina Magjistari: Për 1 prill!

Arjana Rreli: 1 prilli është ditëlindja e Junës, e vajzës së këtyre miqve tanë shumë të mirë dhe ishim të ftuar të dy në Vlorë. Juna atëherë bënte 25 vjeç dhe ata e bënë këtë festë për Junën, por e bënë edhe një çikë qe ne të ishim pranë njëri-tjetrit dhe pas festës, unë që kam një apartament në Vlorë se e kam një çikë më në periferi dhe duhet të ikja, por ndërkohë nuk kisha makinë. Dhe…

Skënder Brataj: Unë si xhentëlmen u ofrova.

Arjana Rreli: Xhentëlmeni, “të çoj unë”, tha kështu që ishte një gjë që përfundoi pastaj me një raport që erdhi gradualisht duke vënë ato piketat e veta të forta.

Rudina Magjistari: Dua nga secili prej jush tri fjalë pse keni zgjedhur njëri-tjetrin, me tri fjalë karakteristikat kryesore që ju kanë pëlqyer te tjetri. Arjana?

Arjana Rreli: E para, është Ujor që i ngjan babit tim dhe Ujorët unë i idealizoj, kam figurën e babit. E dyta, është një burrë afashinant, për çdo femër në fakt kur e shikon Skënderin dhe është mashkulli me shumë eksperienca jete që e kanë bërë një burrë të vërtetë.

Rudina Magjistari: Bukur, z. Brataj?

Skënder Brataj: Po unë çfarë të them tani?


Arjana Rreli: Thuaj që jam po aq afashinante.

Skënder Brataj: Afashinante nuk diskutohet se ajo është një nga karakteristikat që një mashkull shikon te një femër. Siç e shikon është gjithmonë, ne e bëjmë batutë, me dhëmbë hapur, është e qeshur, është me këmbë në tokë, është në disozicion të ndihmës së kujtdo, janë karakteristika shumë të rralla t’i gjesh në një person çiltërsinë, ndershmërinë, gatishmërinë për të ndihmuar./tvklan.al

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *