Biznesmeni grek vret veten, gruaja shqiptare: “Unë thjesht i shtyva karrigen, u var vetë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moschato të Greqisë dy nete me pare. Një ekonomist 50-vjeçar është gjetur i varur në apartamietin e tij, me policinë që po heton pistën e vrasjes dhe jo të vetavrasjes, siç u duk në fillim ngajrja.

Borxhi prej 200 mijë eurosh ndaj një 47-vjeçareje duket se është shkaku kryesor që i mori jetën 50-vjeçarit grek, babai i dy fëmijëve, i martuar me një shqiptare.
Mediet greke shkruajnë se 50-vjeçari është vrarë nga 47-vjeçarja të cilës i kishte borxh 200 mijë euro.

Siç ka rrëfyer ajo para drejtësisë, viktima kishte bërë gati litarin për tu varur, pasi nuk kishte para për ti kthyer asaj borxhi. Kur ai hipi në karrige, 47-vjeçarja ka shtyrë karrigen, e për pasojë ekonomisti 50-vjeçar ka dhënë frymën e fundit.Por nuk mbaron me kaq, sipas informacioneve të fundit, rezulton se bashkëshortja me origjinë shqiptare e viktimës ndodhet aktualisht në Shqipëri.Gruaja u pohoi oficerëve se në takimin e saj të fundit me kontabilistin ai kishte qenë i dëshpëruar pasi nuk kishte ku të gjente paratë e marra borxh nga investitorët.

Gjatë takimit, sipas 47-vjeçares, ka ndodhur një përleshje, gjatë së cilës, siç pretendon ajo, 50-vjeçari ka marrë një kordon dhe ka kërcënuar se do vriste veten.

“Nuk duroj dot më, do vras veten”-i ka thënë ai gruas.

Më pas ajo i kishte tërhequr një karrige pranë duke e nxitur 50 vjeçarin t’i jepte fund jetës së tij.

“E ndihmova, i shtyva karrigen ”-tha ajo.

Sipas medieve greke, ajo i ka marrë të shoqit një sasi të konsiderushme parash dhe është larguar nga Greqia, për tu drejtuar drejt Shqipërisë.

Nuk dihet ende nëse bahskëshortja shqiptare është larguar nga Greqia para apo pas vrasjes së bashkëshortit grek. Duket se viktima ka qenë i mbytur nga borxhet. Sipas fqinjve disa ditë më parë ai është dhunuar nga disa investitorë, të cilëve u kishte borxhe.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *