Biznesmenit në Vlorë i djegin tre makina gjatë natës, gruaja: “Janë lepuj ziliqarë, jo trima”

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të Zamir Kormuzit.

Dyshohet se zjarri është vënë për shkak të konkurencës. Sipas pamjeve të siguruara, dy persona shkojnë në drejtim të mjeteve gjatë natës dhe i vendosin flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi.

Policia ka nisur hetimet për të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës.Pas djegies të 3 mjeteve në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi në Vlorë, ka reaguar bashkëshortja e tij Rozina përmes një postimi në Facebook ku thotë se është djersa e familjes së tyre. Teksa i cilëson ‘ziliqarë’ ata që i vunë flakën makinave duke i hedhur benzinë, thotë se do e marrin dënimin që kërkojnë.

“Jetojmë në vendin ku ujqërit e natës lëvizin e tu bien më qafë atyre që jetojnë me djersën e ballit. Ne që mbajmë dhjetëra familje me bukë dhe që shohim punën tonë punojmë me duar të pastra e djersë të ballit. Janë ziliqarë, janë maskarenj, janë jo trima po lepuj janë cakenjtë e natës sepse nata është e tyre. Natën e kanë frikacakët. I dashur bashkëshorti im, të dashur fëmijët e mi, mos u mërzitni, është djersa e familjes tonë por Zoti do t’i dënojë një ditë. Kurajo dhe forca do bëjmë vitin e ri e supriza na presin. Zamir kurajo mos u mërzit ja kemi dalë e prap ne jemi Familja Kormuzi! Kaq mund të bëjnë lepujt sepse s’munden të bëjnë më shumë me njeriun që sheh punën e vet e punëtor. Gëzuar festat dhe një vit i mbarë për të gjithë ju që na doni e respektoni miq, shokë, shoqe, motra e vëllezër”, shkroi Rozina Kormuzi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *