Deputeti i PS, Erion Braçe u ka bërë thirrje banorëve në Cerme që të largohen vetë dhe të largojnë edhe bagëtitë pasi rrezikon të dalë nga shtrati lumi.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se pritet për 2 orë të vijë plota e madhe që mund të nxjerr nga shtrati lumin.
Ndër të tjera deputeti thotë se uji që po vërshon u përket pemëve që janë prerë dhe pyejve që janë rrafshuar.
Postimi i plotë i Braçes.
TMERRI I MOTIT;
SHKUMBINI TANI NE CERME TE SIPERME DHE ME LART, NE PAPER!
LUMI KA NJE PLOTE TE JASHTEZAKONSHME-kete po shoh.
RREZIKON TE DALE NGA SHTRATI,
NE TE GJITHE GJATESINE E TIJ NEPER TE GJITHA CERMAT!
Ju lutem banoreve te largohen vete, te largojne bagetite e mjetet nga TOKA E LUMIT-nga bregu i lumit ne argjinature.
PLOTA NUK KA ARDHUR ENDE E GJITHA NE CERMA, PER 2 ORE PRITET TE VIJ PLOTA E MADHE.
Nderkohe, duket se moti po kthehet 100 vite pas!
E gjithe kjo plote po vjen nga lugina e SHKUMBINIT, nga malesia e Pogradecit, pastaj Librazhdi,
ZONA KU SOPATA KA BERE KERDINE, PYJE TE TERA JANE RRAFSHUAR!
KY ESHTE UJI QE I TAKONTE PEMEVE, PYJEVE TE TERA QE NUK JANE ME!
Vuajtja do jete ketu poshte, tek ne, ne CERMA deri ne DIVJAKE!