“Çdo tre javë jemi bashkë”, Soni Malaj flet për Mirkon: Zëre se nuk jemi ndarë

Një ditë më parë ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, këngëtarja e njohur Soni Malaj. Në një moment gjatë intervistës, artistes i shfaqen disa fotografi të personazheve të njohur të ekranit.

Për secilin prej tyre, Soni duhet të jepte nga një koment. Një ndër fotot që iu shfaq ishte ai i ish-bashkëshortit të saj, Mirko Luccarelli.

“Mirko, ish-bashkëshorti. Si ka dalë aty, na trembi, qyqja. Mirko qëparë më shkroi. Më çoi foto me vajzën, më tha ka dalë me shoqet e ‘unë jam nga mbrapa me biçikletë duke i ndjekur’. Kemi bashkë një vajzë të mrekullueshme, është një baba i mrekullueshëm. Jo ne çdo 3 javë, zëre se nuk jemi ndarë hiç, çdo 3 javë bashkë jemi”, tha këngëtarja e dashur për publikun shqiptar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *